Mevlyde Saraci -Gjakova, Kosovo 2014

ORGANIZER: Mevlyde Mezini Saraçi-QKPSHA Gjakova
CONTACT: mevlydesaraci@gmail.com

mevlyde kosovo

QKPSHA GJAKOVA was organise event 100 Hundred Poets for Change in place Prekaz, in Drenica, 27.09.2014,from 11,00 – 14,00
Motto of this event was: “We want to know about the fate of missing persons during the recent war in Kosovo”

Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova” në përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtorisë së Kulturës Skenderaj dhe Gjakovë, në kuadër të Manifestimit Ndërkombëtar “100 mijë poetë për ndryshime” – “Poetët e kombit apelojnë” me moto “ Kërkojmë zbardhjen e fatit të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë”, sot organizoi një orë të madhe letrare “Prekazi 2014” me poete e poetë dhe krijues nga mbarë trojet etnike.

Shfrytëzoj rastin të përshëndes familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, përfaqësuesin e kësaj familje Z. Rifat Jashari, Përfaqësuesin e Kompleksit memorial, Z. Rifat Bejta, Drejtorin e DKRS në Skenderaj, Z. Hajriz Koci, strukturat komunale të Skenderajt, Shoqatën “Thirrjet e nënave” nga Gjakova , familjarët e dëshmorëve, të martirëve dhe të pagjeturve, mjetet e informimit, të gjithë poetët dhe krijuesit që janë sot këtu me ne.

Erdhëm në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz , i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, prandaj jemi këtu jo vetëm sot por do të jemi përherë për të kujtuar lavdinë e heroizmin, për t’u përkulur para trimërisë dhe gjakut të derdhur për liri.

Manifestimi “100 mijë poetë për ndryshime” është një lëvizje globale e cila këtë vit ndodhë për herë të katërtë në botë, manifestim që në të njëjtën ditë mbahet në më shumë se 800 qytete nëpër botë dhe në rreth 100-të shtete. Bëhet fjalë për një lëvizje e cila bashkon të gjithë poetët të cilët shkruajnë poezi të angazhuar sociale. Dhe në të njëjtë ditë mund të shkruajmë për gjenocidin që po ndodh në botë, për luftërat që po ndodhin, për brutalitetin policor, për vrasjen e fëmijëve të vegjël, për të gjitha problemet shoqërore me të cilat ballafaqohemi çdo ditë, të cilat ne i anashkalojmë. Kështu që, lëvizja globale 100 mijë poetë për ndryshim, për ne sivjet është e një rëndësie të veçantë dhe historike, sepse po e mbajmë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vendin e shenjtë me interes të veçantë kombëtar.

Po e mbajmë këtë orë letrare, me kërkesat tona drejtuar kombëtarëve e ndërkombëtarëve që të bëjnë të pamundurën dhe të ndikojnë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. Secili prej tyre meriton një varr në Kosovën e lirë, për të cilën edhe u flijuan!

LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI! LAVDI TË GJITHË TË RËNËVE PËR LIRINË E KOSOVËS! Mevlyde Saraçi, kryetare e QKPSHA “Gjakova”- 27.shtator 2014, Prekaz

This entry was posted in Gjakova. Bookmark the permalink.

3 Responses to Mevlyde Saraci -Gjakova, Kosovo 2014

Leave a Reply to Mevlyde Saraçi

Your email address will not be published. Required fields are marked *