ORGANIZER: Kristaq F. Shabani-President IAWPA “PEGASI ”
ALBANIA CONTACT: pegasi2003@yahoo.com PEGASI : President IAWPA “PEGASI ” ALBANIA directs all activities Kristaq F. Shabani PEGASI -Tirana, Albania: Kozeta Zavalani PEGASI -Pristina, Kosova Pristina: Prof. Assoc. Dr.. Begzad Balliu, University of Prishtina PEGASI -Gjirokastra, Albania, Alexandra Shabani. poet, translator PEGASI -Shkodra, Albania, Ermira Ymeraj , poet, scholar PEGASI – Korçe, Albania, Arjan Kallço, PEGASI-Fier, Albania Fier: Mrs.Majlinda Rama, poet, journalist PEGASI Tepelenë, Albania Islam Kalemi , poet PEGASI Gjakova, Kosova: Migena Arllati, poet
100 THOUSAND POETS FOR CHANGE “PEGASI” EVENTS
I. ALBANIA 1. TIRANA ALBANIA IAPWA “PEGASI” ALBANIA TIRANA ALBANIA PRESIDENT OF THE IAPWA “PEGASI’ ALBANIA KRISTAQ F. SHABANI , ENRIETA SINA , FLUTURA MAÇI, PERIKLI SHULI, DR. HEKURAN RAPAJ , KOZETA ZAVALANI, MAJLINDA (ALEKSANDRA) SHABANI, XHELAL LUCA 2. GJIROKASTRA , ALBANIA VITORI KOTONI, HADER MEVLANI, SHEZAIR KOKO 3. TEPELENA, PERMETI , ALBANIA ISLAM KALEMI, DHIMITER MITI, ÇERÇIZ MYFTARI , ALJOSHA BIBLILI 4. KORÇA, POGRADEC ALBANIA ARJAN KALLÇO, BUJAR BALLIU, ISTREF HAXHILLARI 5. SARANDA ANASTAS NIKA , LAURETA ROSHI
II.KOSOVA 1.PRISHTINA : PROF. ASSOC. DR. BEGZAD BALIU , ASLLAN QYQALLA, PROF. DR. RESMIJE KRYEZIU , NAXHIJE DOÇI, 2. GJAKOVA: MA. MIGENA ARLLATI, DR. SHEFQET DINAJ , MUHARREM KURTI, NEZIR MYRTA 3. KLINA IDRIZ BERISHA, PREND BUZHALA, ISMET KRASNIQI
III. ITALY 1. TRIESTE (ITALY) IRMA KURTI, VITORI STEFA LEKA , LEONORA BUÇNCA
IV.GREECE 1. ATHENS GREECE:: FREDI S..MERKURI, LUAN ZIFLO 2. SELANIK DASHNOR SELIMI
V. USA 1. NEVADA USA : MILDA RIBAJ , ELTON ZYKAJ
VI. MACEDONIA 1. SCOPJE: PROF. DR. NEHAS SOPAJ , DR. VLERA BUJUPI 2. TETOVA MACEDONIA : SADIJE ALITI, RAMI KAMBERI
VII. SERBIA ( (LUGINE E PRESHEVES) BUJANOC: MEVLUDE AVDULLAHI
VIII. BRAZIL : MARGARETT LIETE DE OLIVEIRA, LUCELIA GOMES
**************************
PROGRAM-poetry-event-26-SEPTEMBER-2015-GJAKOVA-KOSOVO
Poetёt manifestojnё pёr njё botё mё ndryshe
Gjakova fjalmoi nga fjala e pastёr poetike e cila erdhi bukur nga prania dhe zёri i dhjetёra poetёve nga Kosova, Shqipёria, Mali i Zi e Medvegja. Nё kuadёr tё manifestimit mbarёbotёror “100 mijё poetё pёr njё botё nё ndryshim”, nё Gjakovё u organizua njё manifestim i madh letraro – artistik, duke mbledhur bashkё njerёz tё poezisё dhe letrave nga tё gjitha vendet shqiptare.
Qё nё hapje tё aktivitetit, organizatorja Migena Arllati, kryetare e Lidhjes sё Poetёve, Shkrimtarёve dhe Artistёve “Pegasi Kosova” vuri nё dukje rёndёsinё e bashkimit tё zёrit tё tё gjithё krijuesve, nё tё mirё tё kulturёs sё gjithёmbarёshme. “Është e vërtetë se jetojmë në kënde të ndryshme, rajone e lokalitete shpesh herë shumë të largëta, por takohemi aty, në vargjet dhe krijimet tona, pasi letërsia, arti janë emëruesi ynë i përbashkët”, u shpreh ajo.
Duke shfrytёzuar ditёn e tyre nё kuadёr tё motos “Pёr njё botё nё ndryshim”, poetёt apeluan me forcёn e vargut tё tyre, duke zhvilluar shkëmbimin universal tё vlerave në “kurimin” e botës.
Shefqet Dinaj, kryetar i degёs sё Pegasit nё Gjakovё, bёn tё ditur se poetët dhe artistët zgjodhën si mjet artin për të protestuar me shpirtin e tyre poetik, me inteligjencë dhe paqësisht për një botë me tjetër frymëmarrje, për një botë ndryshe, një botë humane, një botë të virtytshme, një botë pa prezencë të eliminimit njerëzor, një botë në paqe, një botë pa dhunë, pa luftëra, pa diktatorë, pa vrastarë, pa përfitues, një botë ku të mbizotërojë e mira, një botë pa dallime raciale, pa zënka, një botë me parime etike, një botë hapësirëgjerë, një botë që t’u largohet udhëkryqeve dhe njeriu ta ndiejё veten njeri.
Mazllum Saneja, poet dhe pёrkthyes i mirёnjohur nga Gjakova, foli rreth lirisё sё poetit, duke vёnё nё dukje rolin primar qё ka liria individuale nё krijimtarinё e ҫdo shkrimtari. “Letёrsia nuk mund tё funksionojё pa lirinё. Edhe nё qoftё se kjo liri mungon, fjala artistike nxjerr nё pah kёrkimin e asaj lirie tё munguar, e cila qoftё edhe si nocion ёshtё i ditur dhe i njohur, por ndoshta nё rrethana tё ndryshme jo i jetuar”.
Njё manifestim i tillё mbahet në 130 vende të botës, duke bashkuar nё njё mbi 100 mijё poetë e artistë, tё cilёt në të njëjtën kohë manifestojnë me shpirtin e tyre artistik. Epiqendra e aktiviteteve tё Kosovёs ishte vendosur nё Gjakovё. Prijëtar i takimit artistik ishte Himni Kombëtar Shqiptar, i pasuar me njё monolog nga aktori dhe regjisori Dibran Fylli. Pasoi një recital në gjuhën angleze nga gjimnazistja e talentuar Rina Arllati, e cila recitoi disa vargje të shkruara nga Sadiu, poeti i madh persian, vargje qё ndodhen të shkruara nё sallonin e OKB -së në New York:
Ç’janë këta njerëz që Zoti i solli në jetë e dritë?
Janë si pjesë e të njëjtit trup dhe e të njëjtit shpirt,
nëse fati i keq të ndjek o njeri
të tjerë njerëz do vuajnë për ty.
Nëse ti për tjetrin që vuan s’mendon,
atëhere emrin Njeri, ti s’e meriton!
Vargje të tilla tingëllojnë me vend dhe të goditura sepse kanë një objekt: humanizmin njerëzor, paqen universale, përpjekjen e Luftës kundër Luftës, respektimin e të drejtës dhe mirëqenien njerëzore, synimin për një mirëqenie të përgjithshme duke respektuar politika ekonomike ndryshe, për të luftuar varfërinë e tejskajshme, shmnagie të krizës ekononomike dhe ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogës, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtje të të pafuqishmëve.
Deklarata universale e manifestimit u prit me duartrokitje dhe pёrshfaqi dёshirёn e artistёve pёr tё promovuar vlerat e njё bote nё paqe, me mё shumё dashuri dhe humanizёm.
Pjesa e fundit dhe shumë e bukur ishte deklamimi i poezive nga poetë tё të gjithë trevave si nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Rozhaja, Prishtina, Gjakova, Peja, Klina e vende tё tjera të hapësirës shqiptare. Mё pas, tё gjithё grumbull iu bashkuan ceremonisё sё inagurimit tё bustit dhe sheshit tё Ali Podrimjes, tё organizuar nga komuna e Gjakovёs. Busti i poetit tashmё tё ndjerё Podrimja ёshtё vendosur nё njё ambient tepёr tёrheqёs, nё formё amfitearti. Nё njё anё tё tij ndodhet lumi dhe nё anёn tjetёr shkolla e parё shqipe, nocione kёto tepёr tё rёndёsishme pёr poetin gjatё gjithё gjalljes sё tij. Kryetarja Mimoza Kusari Lila, duke pёruruar kёtё park, tha se emri i Podrimjes i bёn nder Gjakovёs dhe gjithё poezisё shqipe. Ajo shprehu mirёnjohje pёr Fondacionin “Behxhet Pacolli” qё financoi kёtё investim, si dhe falenderoi poetёt qё iu bashkuan ceremonisё nё njё ditё kaq domethёnёse pёr artin dhe tё drejtёn e fjalёs sё lirё.
BOX:
Manifestimi kulmoi me ndarjen e titujve të tё nominuarve nё lёmi dhe arte tё ndryshme, të akorduara nga Akademia Alternative Pegasiane dhe kryetari i “Pegasi” Albania z. Kristaq Shabani,
Sipas kryetares sё LShPA “Pegasi” nё Kosovё Migena Arllati, veçimi i emrave të krijuesve dhe artistëve në këtë përzgjedhje, nuk është i rastësishëm. “Nominimet e tyre kanё ardhur si rezultat i punës dhe angazhimit permanent gjatë viteve të fundit, me theks të veçantë gjatë këtij viti që po shkon. Arti mund të jetë pjesë fragmentare e secilit prej nesh, por qenësore është se sa kontribuojmë që atë ta bëjmë pjesë të qenësisë dhe jo thjesht të pjesëzës. Një copëz unë, një copëz ti, dhe kjo botë mbushet plot art e magji”.
Tё Laureuarit e Pegasit janё: Halil Haxhosaj – shkrimtari i vitit, Ibrahim Kadriu –
prozatori i vitit, Dibran Fylli – regjisor i vitit, Xhemail Peci – publicisti i vitit, Jahja Kokaj – hulumtuesi shkencor i vitit, Baki Ymeri – përkthyesi i vitit nga rumanishtja, Shefqet Dinaj – ҫmimin pёr vëllimin poetik lirik “Enigma”, Sherife Thaҫi – koordinatore e vitit, Marigona Qerkezi – këngëtarja lirike e vitit, Arjeta Miftari – skulptorja e vitit, Iliriana Pylla – gazetarja e vitit nё Gjakovё, Flaka Hoxha – piktorja e vitit, Yllka Shyti – pianistja e re e vitit, Bora Arllati – krijuesja letrare e re e vitit, Besim Muhadri – recensenti letrar i vitit dhe Gjylgjyzare Xharavina – humanistja e shoqërisë kosovare (Post mortum).