Faruk and Drita Buzhala- KL “De Rada” – Ferizaj, Kosovo 2016

ORGANIZER: Faruk and Drita Buzhala
CONTACT: derada2012@hotmail.com
24 Shtator 2016 Ora poetike ne kuader te aktiviteteve te 100 TPC

100 Mije Poete per ndryshime eshte organizate joqeveritare e formuar nga Michael Rothenberg dhe Terri Carion ne vitin 2011, e regjistruar dhe arkivuar ne Universitetin Stanford te Kalifornise. Eshte nje organizate qe perpiqet te mbledhe rreth vetes poete, shkrimtare, muzikante, artiste, dhe aktiviste per te promovuar Paqe, Drejtesi, dhe Stabilitet ne mbare boten. Pra, 100 TPC eshte komunitet global i perfaqesuar ne me shume se 50 vende ne bote, te cilet ngrisin zerin e tyre duke u munduar te ndikojne ne ndryshimin e gjerave per te mire ne qeshtjet qe kane te bejne me lufterat, te drejtat civile, racizmin, gjenocidin, barazine gjinore, varferine, persekutimet religjioze, brutalitetin policor, sulmet terroriste, refugjatet, etj. Etj.

Qe nga muaji shtatori i vitit 2011, kjo organizate mban aktivitete letrare dhe artistike ne mbare boten.

Ne Ferizaj e filluam ne vitin 2012 per here te pare kete ngjarje, duke vazhduar me 2014, 2015, dhe kete vit, pra me 2016 ku mbajtem nje ore poetike te qendra e kultures! U mblodhen poete nga vise te ndryshme te Kosoves si p.sh. nga Kaqaniku, Shtimja, Klina, Podujeva, Kastrioti, Shkupi, Gostivari, Stublla, Prishtina, Prizreni, etj.

Falenderojme poetet pjesemarres qe lexuan poezite dhe e bene madheshtore kete ngjarje:

Alban Hysa (Kaqanik), Shqiponje Tahiri, Imri Musliu, Mirlinda Koxha, Ramadan Asllani, Vjollca Ahmeti, Edona Salihu, Gezim Arifi, Vita Gashi Halili, Agim Desku (Kline), Rudi Berisha (Podujeve), Sami Vranovci,Fadil Curri (Kastriot), Sami Sherifi(Shkup), Tahir Seferi (Shkup), Dilaver Asani (Gostivar), Selvie Shijaku (Prizren), Ndue Ukaj, Silva Ternava (Zelande e Re), Bardh Frangu, dhe Faruk Buzhala.

Kryesia e klubit letrar “De Rada” 16:21/25 Shtator 2016/ FERIZAJ

14237498_10209629491361556_6292437209325137645_n
14212571_10209630388783991_7880302345283966131_n
image1
Poster by  Nderim S. Isufi
14292488_1647955315534597_6547317925305851933_n14355733_1647963505533778_8586218560997632785_n
Jeni të ftuar që të merrni pjesë ne këtë ngjarje të shënuar e cila mbahet njëkohësisht në shumë vende të botës! Nëse doni të jeni pjesë e këtij komuniteti artistësh – në këtë datë, atëherë konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj me poezinë që do ta lexoni!

Pjesëmarrja është e lirë dhe pa kurfarë beneficioni!
Shfrytëzo rastin që të dëgjohet zëri yt, fjalët e tua dhe mendimi yt! Një mundësi që ti thuash botës se edhe ti je pjesë e saj !
Nje mundesi qe te perpiqesh ta besh nje hap drejt nje ndryshimi, ndryshim për të cilin organizohet kjo ngjarje dhe për të cilin ka nevojë bota!
Të përpiqemi që të gjithë së bashku – ta ngrisim zërin e arsyes për të gjitha të metat e shoqërisë!
Bëhu edhe ti pjesë e këtij ndryshimi, bëhu numër në 100000 poetë për ndryshime
*****

 

1

This entry was posted in Ferizaj, KOSOVO. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *