Fadil Curi- Kastriot(Ish Obiliq), Kosova 2018

ORGANIZER: Fadil Curri

CONTACT: fadil_45.curri@hotmail.com

ME MBËSHTETJE TË DKRS-s – KOMUNA E OBILIQIT-KASTRIOTIT

O R G A N I Z ON
Edicionin e tretë më radhë kulturor tashmë tradicional, ,,VJESHTA POETIKE NË OBILIQ- KASTRIOT’’, në mbështetje të rrjetit global të poetëve, ‘’100 Mijë Poetë Për Ndryshim Iniciativa Globale’’, me moton,’’ Lexojmë Një Poezi Për Një Fëmijë ‘’. 100 Thousand Poets For Change Global Initiativ with the motto ’’ Read A Poem To A Child’’?
Me rastin e mbajtjes së këtij manifestimi kulturor poezit e lexuara nga poetet-poetët, do të botohen në një libër të veçantë për edicionin e vitit të ardhëshëm. Ky vitë është i rëndësishëm për të theksuar rëndësin e fëmijëve në botë, ne jemi të ndërgjegjëshëm.

KONKURSI LETRAR

Për poezi ndahen këto katër çmime letrare:

1. Çmimi i parë
2. Çmimi i dytë
3. Çmimi i tretë
4. Çmimi motivues për krijuesin e ri
( Ky çmim ndahet pas leximit të disa krijuesve të rinjë, për të cilin vendos juria e cila do formohet ditën e mbajtjës së orës letrare).

Kriteret e konkursit:

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë krijuesit letrarë, nga gjeografia e atdheut, dhe nga mërgata e jonë, pa dallim moshe. Krijimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, (gjatësi e një faqe A4 me shkronja 12 pikëshe). Konkuruesit kanë të drejtë pjesmarrëje vetëm me një poezi, e cila nuk është publikuar në revista, gazeta apo portale elektronike. Poezia nuk duhet të kalojë më shumë se 30 vargje dhe duhet të jetë e lektoruar dhe me emër e mbiemër të plotë të autorit, ndërsa autorësia dëshmohet me kopje të poezisë së printuar, ditën e mbajtjes së manifestimit. Dërgimi i poezive bëhet në emalin: fadil_45.curri@hotmail.com

Afati i dërgimit të poezive është nga data: 08.09.2018 deri më 20.09.2018
Shpallja dhe publikimi i rezultateve bëhet nga juria profesionale ditën e mbajtjes së manifestimit, më 29.09.2018.

Ora letrare fillon në ora 14h dhe mbaron në ora 15:30h, në sallën e Kuvendit Komunal të Kastriotit, më pasë një koktell rasti. Për krijuesit nga Shqipëria, Maqedonia, dhe komunat e tjera, është siguruar transporti falas me autobus, ardhje-vajtëje para bibliotekës kombëtare,’’ Pjetër Bogdani’’ në Prishtinë autobusi me krijuesit nga Prishtina, nga biblioteka kombëtare për Kastriot niset në ora 13:30h, me respekt.

DKRS-Kastriot-Obiliq

 

1oo Mijë poet për ndryshim’’
‘’1ooThousant poets for change’’

Edhe në komunën tonë në Obiliq, u organizua dhe u mbajtë takimi tashmë tradicional letrar,’’ Vjeshta poetike në Obiliq’’, për herë të III-të, në kuadër dhe bashkpunim të rrjetit global të poetëve’’ 100 Mijë poet për ndryshim’’. Ishte knaqësi e veçantë të bashkohemi me qendrat tjera dhe më qytetet e tjera në botë si: Los Anxhelos Roma, Dusseldorf, Tirana, Shkupi, Beogradi, Parisi, Toronto, Glazgo, Ferizaj e shumë qytete e qendra tjera botërore. Qellimi ynë kryesor ishte frymzimi në komunitetin global të poetëve, që të mblidhemi s’bashku në një ditë të vetëme, të lexojmë poezi, për çfarëdo llojë ndryshimi që poetët besojnë se është më e nevojshme për shoqërin, si në nivel lokal, po edhe atë kombëtar, po edhe për gjithë planetin. Kjo ide e bukur është inicuar para 8 viteve nga miku ynë i çmuar ztr. Michael Rothenberg. Dhe është në rritje të vazhdueshme, kundër padrejtësive në shoqëri, ku poetët dhe poetet me anë të poezive të tyre, luftojnë kundër padrejtësivem dhe dukurive negative në shoqëri, po edhe e ftojnë shoqërin për një familje, dhe për një shoqëri të shëndosh. Faleminderit drejtorit të DKRS-s z. Fatmir Berbatovcit dhe shefës për kulture znj. Rifadije Paloja, për mbështetje dhe përkrahje, si dhe drejtoreshës së shkollës Dr. Ibrahim Rugova znj. Shyhrete Gashi, drejtorit të arsimit z.Agim Spahiut dhe mesuesës znj. Lindita Pllana, po edhe recituesve të shkollës. Faleminderit edhe përfaqësuesëve të klubeve e shoqatve letrare si atyre nga :,’’ Zahir Pajziti’’,’’ Art klub Rifat Kukaj’’,’’ Lati Berisha’’ SHSH’’ Fahri Fazliu’’. E në veçanti faleminderit të gjitha poetëve dhe poetëve që e begatuan orën letrare, me recitimin dhe leximin e poezive të tyre të bukura dhe me pjesmarrjen e tyre, duke i treguar botës se edhe ne poetët dhe poetet tona, nga trojet shqiptare, përkundër vështërsive që i kemi, edhe ne i bashkohemi botës në ditën e poetëve, me respekt miku i juaj.

This entry was posted in Kastriot. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *