100 Mije Poete per ndryshime eshte organizate joqeveritare e formuar nga Michael Rothenberg dhe Terri Carion ne vitin 2011, e regjistruar dhe arkivuar ne Universitetin Stanford te Kalifornise. Eshte nje organizate qe perpiqet te mbledhe rreth vetes poete, shkrimtare, muzikante, artiste, dhe aktiviste per te promovuar Paqe, Drejtesi, dhe Stabilitet ne mbare boten. Pra, 100 TPC eshte komunitet global i perfaqesuar ne me shume se 50 vende ne bote, te cilet ngrisin zerin e tyre duke u munduar te ndikojne ne ndryshimin e gjerave per te mire ne qeshtjet qe kane te bejne me lufterat, te drejtat civile, racizmin, gjenocidin, barazine gjinore, varferine, persekutimet religjioze, brutalitetin policor, sulmet terroriste, refugjatet, etj. Etj.
Qe nga muaji shtatori i vitit 2011, kjo organizate mban aktivitete letrare dhe artistike ne mbare boten.
Ne Ferizaj e filluam ne vitin 2012 per here te pare kete ngjarje, duke vazhduar me 2014, 2015, dhe kete vit, pra me 2016 ku mbajtem nje ore poetike te qendra e kultures! U mblodhen poete nga vise te ndryshme te Kosoves si p.sh. nga Kaqaniku, Shtimja, Klina, Podujeva, Kastrioti, Shkupi, Gostivari, Stublla, Prishtina, Prizreni, etj.
Falenderojme poetet pjesemarres qe lexuan poezite dhe e bene madheshtore kete ngjarje:
Alban Hysa (Kaqanik), Shqiponje Tahiri, Imri Musliu, Mirlinda Koxha, Ramadan Asllani, Vjollca Ahmeti, Edona Salihu, Gezim Arifi, Vita Gashi Halili, Agim Desku (Kline), Rudi Berisha (Podujeve), Sami Vranovci,Fadil Curri (Kastriot), Sami Sherifi(Shkup), Tahir Seferi (Shkup), Dilaver Asani (Gostivar), Selvie Shijaku (Prizren), Ndue Ukaj, Silva Ternava (Zelande e Re), Bardh Frangu, dhe Faruk Buzhala.
Kryesia e klubit letrar “De Rada” 16:21/25 Shtator 2016/ FERIZAJ
Pjesëmarrja është e lirë dhe pa kurfarë beneficioni!
1